Nga 17 vite që kanë bashkë, 8 të lidhur dhe 9 të martuar, mes Kate Middleton dhe princi William i Anglisë, ka patur shumë dhurata. Por njëra prej tyre ka mbetur në kujtesën e princit të kurorës, një palë dylbi, të cilat duka i Cambridge, i cilëson si dhuratën më të shëmtuar për të shoqen.

Këtë rrëfim e bëri në një intervistë për BBC me Peter Crouch, në mbështetje të fushatës për shëndetin mendor. “Nuk kam as idenë më të vogël se pse e bleva. Në momentin që po ja jepja, mundohesha që të bindja veten se ishte një dhuratë shumë e këndshme. I thosha vetes se është fantastike, dhe thosha se me to mund të shikonte larg”, tregoi William.

Por duket se kjo dhuratë nuk ka ndikuar në lidhje me Kate, pasi ata janë të martuar qysh prej vitit 2011 dhe kanë bashkë tre fëmijë, George, Charlotte dhe Louis.