Aksi rrugor Levan-Tepelenë po i nënshtrohet një rikonstruksioni me qëllim përmirësimin e kushteve të lëvizjes së automjeteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se në kuadër të mirëmbajtjes rutinë, vijon riparimi i shtresave të dëmtuara asfaltike dhe ka përfunduar riparimi i fugave të urës së Poçemit në aksin Levan-Tepelenë.
Aksi rrugor Levan – Tepelenë është pjesë e korridorit Veri – Jug. Ai ka një gjatësi totale prej 70 km.