Të gjithë u entuziazmuam shumë vitin që lamë pas nga lajmi se Dua Lipa është bërë kunata e Zayn Malik dhe të gjithë kryqëzuam gishtat për një bashkëpunim mes tyre.

Dhe si duket jemi shumë pranë ditës së madhe pasi ata tani po kalojnë kohë së bashku në fermën e familjes Hadid në Pensilvani, së bashku me Gigi, Anwar dhe Bella.

Zayn dhe Gigi kanë qenë në fermën në Pensilvani që nga fillimi i izolimit, dhe tani, Dua Lipa u është bashkuar me të dashurin e saj dhe vëllain e vogël të Gigit, Anwar.

Pas një ndalese të shpejtë në Shën Lucia çifti përfundimisht u tërhoq në Amerikën e Veriut, ku duket se po kënaqen shumë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dua dhe Zayn janë parë për herë të parë së bashku, përkrahë partnerëve të tyre përkatës, në Ditën e Shën Valentinit në New York, kur kaluan një darkë së bashku, por që atëherë nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrin dhe u desh pandemia që t’i bënte bashkë teksa fansat kanë nisur të aludojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Në fakt, Zayn është zhdukur si nga rrjetet sociale ashtu edhe nga muzika prej një kohe të gjatë dhe duket se fansat i ka marrë malli për të dhe një rikthim krah Duas, që po bën namin në tregun ndërkombëtar, do ishte mëse i mirëpritur.

Teksa Gigi, Bella, dhe Anwar janë të zënë me botimet në revistën e modës, ka shumë mundësi që dy yjet e pop-it të bashkojnë forcat e të na sjellin një surprizë.