Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i uroi shërim të shpejtë kardinalit Ernest Troshani. Në mesazhin e tij, Ruçi shprehumirënjohje për kardinal Troshanin për shërbimet e tij ndaj kombit e kishës
“Pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Firences, i uroj Kardinalit Ernest Simoni Troshani shërim të shpejtë dhe gjithashtu kthim sa më të shpejtë në misionin e tij në shërbim të Kishës, Kombit, besimtarëve dhe njerëzve. Me këtë rast, ripërsëris vlerësimin dhe mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për kontributin e Kardinalit Troshani, të Kishës Katolike dhe të gjithë komuniteteve fetare në mbështetjen e qytetarëve shqiptarë gjatë periudhës së vështirë të pandemisë”, shprehet Ruçi.