Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, tha pas mbylljes së takimit të së premtes se tashmë listat e hapura janë realitet, pasi të tre palët janë pro tyre.
“Listat duhet të jenë të hapura 100%. Sa i përket propozimeve të tjera do të konsultohemi me deputetët.
Jam shumë e lumtur që më në fund, Partia Demokratike erdhi te qëndrimi ynë dhe u bashkua rreth kësaj kauze kaq të rëndësishme”, tha ajo.