Leroy Sane, sulmuesi i sapo transferuar nga Manchester City te Bayern Munich, ka folur për Bild Sport: “Marrëdhënia ime me Guardiola-n është e mirë. Nuk ka pasur asnjë moment që njëri nga ne të ishte i mërzitur me tjetrin”, ka thënë ylli gjerman.
“Jam mirënjohës për gjithçka që më ka mësuar. Është shumë i kujdesshëm për detajet dhe kërkon të ndihmojë lojtarët që të përmirësohen çdo ditë”. “Kur flitet për taktikë, është shumë këmbëngulës, por kjo është një gjë pozitive sepse më ka ndihmuar të rritem. Jetonin edhe në të njëjtën ndërtesë, kështu që shiheshim rregullisht edhe jashtë fushës”, ka thënë Sane.