Në këtë ditë të veçantë për Ledri Vulën nuk mund të mungonte urimi nga gjysma e tij më e mirë Sara Hoxha. Kjo e fundit ka publikuar një foto ku shfaqet në një moment romantik me reperin Ledri Vula, me të cilin ndan një puthje gjatë perëndimit.

Dhe teksa të gjithë prisnin që ajo të ndante lajmin e shtatzënisë sot, Sara la një pikëpyetje në mendjen tonë kur flet për një nga ditët më të lumtura të jetës në urimin e saj publik:

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju. Për shumë ditë të tjera si kjo ? Gëzuar ditëlindjen njeriu që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time ? #Culi”