Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, ditën e djehsme tha se republikanët do të bëjnë publike paketën ardhshme të ndihmës lidhur me pandeminë duke shtuar se për këtëkishte mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë. Komentet zoti Mnuchin i bëri pas një takimi me një nga ndihmësit kryesor të presidentit, përqëndruar tek disa ndryshime të propozimit republikan prej 1 trilion dollarësh. Zotit Mnuchin u tha gazetarëve se zgjatja e afatit të një përfitimit shtesë krahas asaj që amerikanët marrin si pagesë papunësie, ishte përparësi kryesore për zotin Trump. Sekretari e quajti ndihmën e përjavshme 600 dollarë “qesharake” dhe një shkurajuese që njerëzit të ktheheshin në punë.
Sekretari i Thesarit tha se në muajin gusht amerikanët do të marrin një çek prej 1.200 dollarësh. “Jemi të gatshëm të lëvizim shpejt”, tha zoti Mnuchin pas një takimi në Kongres me shefin në detyrë Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadoës duke shtuar se presidenti do ta “mbështesë” patjetër paketën republikane.