Ka gati një javë që Lulzim Basha shpalli se do të hapte partinë e tij, pra Republikën e Re e cila ka uzurpuar Partinë Demokratike dhe këtë do ta bënte nëpërmjet një procesi garimi, duke vendosur disa formularë dhe duke i dhënë vetes të drejtën për të zgjedhur gati 20% të listës. Pjesën fituese, pa folur këtu për pjesën tjetër të drejtuesve në degë apo kryesinë dhe një pjesë të Këshillit Kombëtar që me pak fjalë tregon se lista do të jetë thuajse si e 2017-ës me disa ndryshime deri dikur.

Por, procesi duket se po i ecën mjaft keq. Më keq sesa e kishte parashikuar dhe për këtë duket se është gjetur fajtori. Fajin e ka Jozefina, sepse asnjë nga kritikët e Lulzim Bashës nuk është kthyer tek ai. Patjetër që fajin e ka Jozefina sepse ai atë shikon si problem, ashtu siç shikon edhe gjithë elitën e senatorëve të PD-së të cilët “i goditi me thikë pas shpine” në 2017-ën.

Pasi qendruan bashkë, punuan bashkë 4 vitet e opozitës, i goditi në pabesi duke iu ndërprerë karrierën pa asnjë të drejtë dhe pa minimumin e moralit duke dhe mos i thirrur për tju komunikuar se ai i kishte hequr dhe nuk do t’i rikandidonte apo tju jepte dhe arsyet pse. Por, e kishte bërë natën, në zyrë vetëm, ndoshta dhe me bekimin e Sali Berishës dhe me shpresën se do të shkonte në shtator në pushtet me Edi Ramën.

Sërish fajin e ka Jozefina!

Patjetër që Jozefina e ka fajin ku Basha bëri atë listë ashtu si kundër nuk mund të na thonë se fajin s e ka ajo për faktin se Lulzim Basha ka veshur kostumin e politikanit modern dhe del rrugëve të Shqipërisë e ngatërron Durrësin me Kavajën, ngatërron 40 minus 10 duke u kthyer tek analfabetizmi i tij apo ndryshe bën dhe ndryshe thotë si zakonisht.

Këtë së fundi edhe me Reformën Zgjedhore të cilën e quajti sukses dhe fitore por, në fakt është një dështim që nuk bëri asgjë tjetër, thjesht dhe vetëm “preu kokën” e kreut aktual të KQZ i cili në fakt ishte përfaqësues i PD. Po të shkojmë më tej në 2019, fajin e ka Jozefina. Edhe për mosfutjen në zgjedhjet lokale, edhe për djegien e mandateve, ajo dhe vetëm ajo e ka fajin. Por, le të ikim më pas, tek vilat që ka marrë Lulzim Basha pasi ka sulmuar nga foltorja e PD-së oligarkët, fajin e ka Jozefina. Ashtu si kundër është ajo fajtore edhe për Reformën e deformuar në Drejtësi që firmosi Lulzim Basha dhe e vulosi vetë, ashtu si kundër e ka fajin Jozefina edhe për listat e 2017-ës, edhe për çadrën, edhe për marrëveshjen me Edi Ramën.

Fajin e ka vetëm Jozefina! Ajo e takoi Edi Ramën, ajo e bëri marrëveshjen që do të qeveriste në shtator, mori dhe gjysmën e qeverisë dhe pastaj humbi zgjedhjet. Kështu ndodhi edhe më përpara, edhe me mosçuarjen e ligjit të Arsimit të Lartë në Gykatën Kushtetuese, edhe me mosçuarjen e inceneratorëve sot në SPAK apo dhe të shumë dosjeve të tjera, të cilat Lulzim Basha i mban në zyrë si kamzhik mbi biznesin për të vendosur gjoba. Fajin e ka Jozefina, ajo e ka fajin edhe për humbjet në zgjedhjet lokale të 2015-ës, edhe për manipulimin e votave në garën brenda PD-së në vitin 2017.

Ajo e ka fajin edhe për garën e humbur të Lulzim Bashës me Sokol Olldashin, ku votat u manipuluan dhe u futën me këmbë në kutitë e votimit. Ajo e ka fajin për të gjitha! Edhe për pallatin e shëmbur në Vlorë, ajo e kishte ndërtuar pa leje për t’i dhënë vjehërrit të Lulit, pako gjë diku te 16 milionë euro bashkë me ortakët e tij.

Prandaj, Lulzim Bashës po i dështon hapja sepse fajin e ka Jozefina, nuk e ka ai. Dhe çarrat e Lulit qe rrinë në oborr dhe duan prap të kenë mandate deputeti, dalin dhe na thonë se “ata kanë ikur vetë nuk i ka dënuar kush, ata kanë ikur vetë nuk i ka sulmuar kush”. Në fakt, ata janë hequr, janë dëbuar dhe sulmuar, ata që s’e dinë le ta mësojnë.

Nga call center-i tek selia e PD, e drejtuar nga njerëzit e Lulzim Bashës, familjrët e tij, shërbëtorët e familjarëve të tij, anëtarë të Forumit Rinor që punonin atje dhe merrnin një lëmoshë dhe shkruanin mesazhe në rrjetet sociale, shanin dhe kërcënonin. Po, janë sulmuar, intimiduar, akuzuar dhe shpifur ndaj tyre në mënyrë brutale nga selia e Republikës së Re nëpërmjet edhe një tufe palaçosh që rrinë në atë oborr. Disa prej tyre, fytyrat ikonike të dështimit dhe humbjes së Lulzim Bashës.

Prandaj, për të gjitha këto që kanë ndodhur, ato më lart dhe ato më poshtë, fajin e ka vetëm Jozefina. Luli ka vetëm fitoren dhe suksesin, ashtu siç do të ketë në zgjedhjet e ardhshme ku humbjen mesa duket e ka shpallur që tani.