Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është e shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi nga astrologia britanike Stella Hyde. Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë edhe anët negative të tyre. Për shembull e dini se mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë të lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme. Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për t’u bërë diktatorë dhe lordë dr oge. Mësoni anën e errët të shenjës tuaj.
Dashi
I papjekur! Shenja më impulsive e horoskopit, Dashi, është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë pa e menduar një herë mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të pendohet! Adoleshentët e kësaj shenje janë gjithnjë të shqetësuar, kapriçozë dhe kërkojnë të ushtrojnë autoritet të madh. Kërkojnë të fitojnë me çdo kusht kur bëhet fjala për konkurrencë. Mëkati i preferuar që kanë është zemërimi. Janë të lindur për t’u bërë eksplorues dhe zjarrfikës
Demi
Kokëderr si dreqi! Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Është gati-gati acaruese sa të drejtë ka. E kemi fjalën, ashtu mendon Demi. Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë, dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon: do vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses. Jo se ia ka vënë ndonjëherë vetes në dyshim.
Nga njëra anë janë të sigurtë, solidë dhe të besueshëm. Por e përkthyer në anën tjetër të zodiakut, do të thotë të mërzitshëm, të fiksuar pas parave dhe pa imagjinatë. Fjala Ndryshim dhe Përshtatje nuk janë pjesë e fjalorit të Demit. Mëkati i preferuar është lakmia. Janë të lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.
Binjakët
Arrogant! Me aq shumë personalitete sa ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve: arrogantin! Binjakët kanë interes për shumë fusha, por nuk i përkushtohen dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe priren të jenë mburravecë. Shtoji kësaj faktin që ndonjëherë thjesht nuk janë aty për të të ndihmuar. Pas njeriut të sinqertë fshihet një manipulator dinak apo një llogaritës situatash, i aftë të identifikojë dobësitë e të tjerëve dhe pastaj ta shfrytëzojë për avantazhin e tij. Përjetësisht të pakënaqur, dhe të papërgjegjshëm për krizat që përjetojnë. Mëkati i preferuar: Të marrin gjithnjë më shumë se i takon. Të lindur për të qenë agjentë zyrash komunikimi.
Gaforrja
Acarues deri në luajtje mendsh! Gaforrja e ndjeshme, qaramane, mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe ty thjesht të vjen në majë të hundës duke e mbajtur afër. Ka gjithmonë diçka për t’u ankuar, për të mos u kënaqur me të tjerët, se fajin vetes s’ia vë kurrë. Kjo shenjë egoiste e qelbur thjesht nuk i kapërcen dot gjërat që ti mund t’ia thuash edhe me shaka. Më vjen keq Gaforre, por s’na plas fare nëse të bëmë për të qarë. Të zemëruar, të ndjeshëm, nuk besojnë te asnjë dhe te asgjë, qahen për çdo gjë. Mëkati i tyre i preferuar është dembelizmi. Janë të lindur për t’u bërë drejtorë.
Luani
I çmendur për vëmendje! Kjo shenjë histerike e shikon veten në qendër të botës edhe kur nuk është. Mund të ketë sharm, dinjitet e të gjitha këto gjëra të një “mbreti xhungle”, por kur fillojnë të të tregojnë vendin se kush është Luani e kush është macja, bëhen patetikë. Nëse nuk u kushton rëndësi, thjesht s’të duan afër. Përveç krenarisë tipike që ka një mbret, janë dhe arrogantë, intolerantë, egoistë dhe kanë nevojë të ndjehen të dashur nga kushdo. Presin që bota të rrotullohet rreth tyre, dhe janë më shumë për krijimin e aleancave se sa shoqërisë së vërtetë.
Mëkati i preferuar është krenaria. Janë të lindur për të qenë mbretër.
Virgjëresha
Gjykuese e egër! Mund të mos e japë veten, por një Virgjëreshë po të mat nga këmbët tek koka. Perfeksioniste siç është, një Virgjëreshë ka standarte të larta, tepër të larta edhe për veten e vet. Edhe pse shpesh janë të sjellshëm dhe kanë sjellje “të përsosur” në shoqëri, shpirti u kalbet nga aq shumë gjykime sa bëjnë gjithë kohës.