DASHI21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift nuk do ketë aspak probleme sot. Mirëkuptimi dhe harmonia do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret do jene me te privilegjuarit nga te gjithë. Ata do kenë takime interesante qe ne mëngjes dhe pas mesditës do mendojnë te hedhin edhe disa hapa. Buxheti do jete goxha i mire kështu qe mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume.

DEMI21. prill – 21. maj

Ata qe janë ne një lidhje duhet te gjejnë mënyra nga me te ndryshmet për ta bere atmosferën edhe me emocionuese. Rutina do jete tejet shkatërruese. Për beqaret do ketë dashuri me shikim te pare dhe gjithçka do ndryshoje rrënjësisht. As nuk e kishin menduar ndonjëherë se gjerat do ndryshonin kaq papritur. Buxheti për fat te mire do vazhdoje te mbetet i qëndrueshëm.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Do kërkoni perfeksionin sot ju te dashuruarit dhe kur kjo qje te mos ju plotësohet, do mërziteni pa mase. Ne fakt këto janë mendime te gabuara dhe do e kuptoni me vone qe keni humbur kohen kot duke menduar te tilla gjera. Beqaret do kenë takime, por jo lidhje. Buxhetin do e mbani gjate gjithë kohës nen kontroll dhe nuk ka për t’iu dale asnjë e papritur e pakëndshme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Do jeni shume xheloze ndaj partnerit tuaj sot dhe kjo mund te krijoje probleme te njëpasnjëshme me te. Ndryshoni sjellje sa pa qene shume vone. Beqaret do marrin disa vendime te rëndësishme dhe do ndihen me te plotësuar. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur dhe kjo fale ndihmës se te afërmve tuaj.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Dite pozitive ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kaloni aspak kriza ne çift, por do flisni edhe për disa tema delikate qe nuk kishit mundur t’i zgjidhnit. Beqaret do jene përzgjedhës dhe te paqëndrueshëm, duke humbur kështu mundësi te jashtëzakonshme. Ne planin financiar do jete dielli ai qe do ndikoje pozitivisht dhe do i përmirësoje gjerat.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Kombinimi i yjeve është mjaft e favorshëm sot për lumturinë ne çift. Do ndiheni me te vërtetë shume mire dhe gati për t’i çuar gjerat me tej. Beqaret nuk do e ndryshojnë dot statusin e tyre edhe sikur te bëjnë sakrifica te mëdha. Nuk është dita e tyre me fat. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Do ndiheni me te lumtur se me pare sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënien tuaj ne çift kane për ta pasur zili qe te gjithë. Beqaret do marrin goxha propozime, por nuk duhet ne asnjë mënyrë te nxitohen. Le te njihen me mire me personat qe do ju qëndrojnë pranë para se te hedhin hapa. Gjendja e financave ka për te qene e kënaqshme. Nuk do keni vështirësi ne këtë sektor.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Do e përmirësoni ndjeshëm jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne mbrëmje do jeni me te qete se me pare. Emocionet dhe kënaqësitë do shtohen ne mënyrë te menjëhershme. Beqaret duhet te sqarojnë njëherë me veten atë qe duan te bëjnë e me pas te hedhin hapa. Financat do jene goxha delikate, kështu qe tregohuni te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite mjaft e bukur dhe e mbushur me emocione do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni me se miri. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë për ta ndryshuar statusin e tyre dhe do i refuzojnë te gjithë llojet e ftesave qe do ju bëhen. Për financat do jene dite e kënaqshme. Do keni energjinë e duhur dhe do luftoni fort për ta përmirësuar gjendjen.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Nuk duhet kurrsesi te ndërmerrni rreziqe sot ju qe jeni ne një lidhje dhe as ta teproni me xhelozinë. Merreni çdo gjë me qetësi dhe mendoni edhe për te ardhmen. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe do dine cilin person te joshin. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur qe te mundeni dhe gjendja do mbetet e mire. Shpenzimet e panevojshme lërini për me vone.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Jetën tuaj ne çift ka rrezik ta pushtoje monotonia sot. Nuk do përjetoni asnjë emocion dhe do mërziteni pa mase. Nëse nuk bëni sa me shpejt ndryshime keni për t’u ndare nga ai qe keni ne krah. Beqaret do fillojnë një histori te bukur dashurie e cila ka për t’ua ndryshuar jetën përgjithmonë. Buxheti do jete goxha me i mire se disa dite me pare.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Dite e mbushur me bashkëpunim ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire ne çdo moment. Beqaret nuk do jene aspak ne humor për te bere ndryshime te statusit dhe do preferojnë ta kalojnë kohen e lire me miqtë. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen dalëngadalë nëse vazhdoni te shpenzoni me maturi si kohet e fundit.