DASHI21. mars – 20. prill

Komunikimi ne çift do jete shume i ngrohte gjate kësaj dite. Nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshje apo konflikti me partnerin. Beqaret duhet te jene me te vendosur ne mënyrë qe te arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Mos iu besoni verbërisht këshillave te të tjerëve. Ne planin financiar do ju duhet sa me tepër maturi dhe kujdes qe gjendja mos përkeqësohet.

DEMI21. prill – 21. maj

Do jeni shume nostalgjike sot ju te dashuruarit dhe do përhumbeni ne kujtimet e se shkuarës. Nuk pritet te ndodhe asgjë e jashtëzakonshme. Beqaret do realizojnë plot takime, por asnjeri prej tyre nuk do shndërrohet ne diçka serioze. Buxheti nuk do jete i qëndrueshëm kështu qe kufizojini sa te mundeni shpenzimet nëse nuk doni te keni probleme serioze.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Dite fantastike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënien tuaj do e adhurojnë te gjithë. Beqaret nuk duhet te fiksohen pas te metave me te vogla sepse ne këtë mënyrë nuk do e gjejnë dot kurrë një person te përshtatshëm. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm ne mënyrë qe gjendja te mos ketë probleme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj do ecë shumë mirë sot nëse tregoheni të duruar dhe nuk hidhni hapa të pamenduara mirë. Marsi do ju beje dinamike dhe largpamës. Beqaret duhet te tregohen sa me te matur me personat qe do takojnë dhe te mos bëjnë deklarata pa qene te bindur plotësisht. Sektori i financave nuk do jete i kënaqshëm kështu qe me mire shpenzoni me kujdes tani për tani.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Merkuri do ju beje impulsive gjate kësaj dite dhe mund te bëni gjera te pamenduara me kujdes. Here pas here do keni goxha vështirësi dhe do ju duket sikur nuk do linde kurrë dielli. Beqaret do realizojnë takime, por nuk do përjetojnë ndjesi te veçanta. Me mire le te presin edhe pak për te bere ndryshime ne jetën e tyre. Buxheti do dobësohet ndjeshëm për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Te nxitur nga Saturni sot do jeni tmerrësisht xheloze dhe posesive. Do keni gjithë kohës debate me partnerin dhe nuk do jeni asnjë çast te qete. Beqaret mund te realizojnë takime profesionale dhe dikur mund te njohën edhe me persona interesante. Buxheti ka rrezik te dobësohet sepse do keni një dëshirë te papërmbajtshme për te kryer shpenzime te mëdha.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Planetët do ju bëjnë me bashkëpunues ju te dashuruarve dhe marrëdhënia juaj do jete me e bukur. Do i shprehni edhe me zë te larte ndjenjat. Beqaret do arrijnë te realizojnë takime mbresëlënëse vetëm se duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment. Sektori i financave do jete me i stabilizuar se me pare, por ende jo ne momentin me te mire te mundshëm.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Hëna do ju beje me te disponueshëm ndaj partnerit gjate kësaj dite dhe se bashku do mund te flisni edhe për disa çështje delikate qe ju kishin munduar deri me sot. Beqaret do kenë ëndrra pafund dhe realiteti do ju duket gjithnjë e me i trishte. Me financat, nëse merrni edhe minimumin e masave, situata ka për t’u përmirësuar. Nëse vazhdoni te shpenzoni kuturu, shume shpejt do keni probleme serioze.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Pasion, joshje, emocione. Jeta juaj ne çift ka për te qene shume e bukur sot. Do ndiheni si asnjëherë me pare ne krahët e partnerit dhe do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare dhe pëlqimi do jete reciprok. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen dalëngadalë kështu qe duhet te bëheni edhe pak me te duruar.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Klima yjore do jete shume e ngrohte sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do debatoni për gjera pa vlere. Beqaret nuk do kenë një dite rutine përkundrazi ata do realizojnë njohje interesante ne çdo vend ku do shkojnë. Me financat duhet te bëni pak me shume kujdes sepse po filluan problemet nuk do e mbani dot me situatën nen kontroll.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Pas problemeve qe keni pasur kohet e fundit, sot gjerat do fillojnë te përmirësohen mes jush dhe partnerit. Nuk do keni me debate me te. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa sepse prej tyre do varet e ardhmja. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe gjendja di filloje te përmirësohet. Shfrytëzojeni sa te mundeni këtë mundësi për te bere edhe investime.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Mos i lejoni personat e jashtëm te ndërhyjnë tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite sepse mund t’ua prishin harmoninë te cilën e keni arritur me shume mund. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire dhe duhet te bëjnë atë qe do ju thotë zemra. Ne planin financiar jo çdo gjë do ju shkoje si e kishit menduar kështu qe e mira është te bëni kujdes me shpenzimet.