Në besofshi në rrymën fataliste të filozofisë, atëherë jeni me mendimin se fati është i përcaktuar që në lindje e askush nuk mund ta ndryshojë atë ! Nëse besoni se njeriu e bën vetë fatin e tij, atëherë jeni guximtarët që jeni në kërkim të fatit ! Por pavarësisht dy qëndrimeve të ndryshme mbi këtë temë, të gjithë njohim njerëz që duket sikur fati nuk i braktis kurrë. Ata u përkasin këtyre katër shenjave të horoskopit:
Bricjapi: është ndër të paktat shenjat e zodiakut që përballen me pengesat dhe vështirësitë pa ju dridhur qerpiku. Ndonëse janë njerëz punëtorë, që u shmangen konflikteve, edhe kur gjenden përballë situatave të tillë, falë inteligjencës natyrale dhe fatit, ia dalin gjithmonë mbanë. Për aq kohë sa nuk përfshiheni shumë emocionalisht në këto sfida, do të keni mjaftueshëm fat për t’i çuar në vijën e finishit.
Akrepi:Shenja e errët e zodiakut, ajo misteriozja që vetëm “pickon” njerëzit dhe i “hel mon” ata me fjalë. Edhe pse shquheni për qasjen tuaj jo fort pozitive, në situatat më të vështira duket sikur fati troket pikërisht në derën tuaj. Kjo gjë ju ka ndihmuar t’ua hidhni paq shumë situava pa u sforcuar. Epo kot nuk thoni, është fati..s’ke ç’i bën.
Peshorja: njihet si shenja më optimiste e zodiakut. Nuk bën kurrë plane dhe çuditërisht gjërat i shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshiron. Është një ndër shenjat më të përkëdhelura të fatit, edhe pse nuk është kurrë në kërkim të tij. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin, i cili bën që ju të keni shumë fat në jetë.
Shigjetari: është po aq faltum sa tre shenjat paraardhëse, në mos pak më shumë. Ia dilni të kaloni me sukses çdo sf idë, çdo situatë të vështirë pa u munduar fare. Duket sikur fati është gjithmonë në anën tuaj dhe ju mbron gjithmonë. Urojmë të zgjasë për shumë kohë e gjitha kjo.