Instituti i Sigurimeve Shoqërore është një nga pesë institucionet e varësisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i cili prej 6 janarit të këtij viti ofron shërbime online nëpërmjet portalit e-Albania.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bën të ditur se, aplikimi online ka bërë të mundur uljen e kohës së ofrimit të shërbimit të kërkuar; uljen e numrit të dokumenteve të kërkuara nga institucionet tek qytetarët falë rrjetit të aksesueshëm online për çdo dokument të nevojshëm dhe ka rritur transparencën dhe kontrollin e procesit të dhënies së shërbimit.
Nga fillimi i janarit e deri më tani janë bërë 63.937 aplikime për shërbime të ndryshme që ofron ISSH-ja. Ndër të cilat 691 kanë qënë për pensionin familjar, 6 375 aplikime për rivlerësim invaliditeti, 2 212 për pension invaliditeti, 1 584 aplikime për transferim pensioni e 3 377 aplikime për mbyllje pensioni.