Kërkuesja shkencore Detina Zalli, në një intervistë, tha se në rastin me të mirë vaksina mund të jetë gati në vjeshtë. Sipas saj, në dimër virusi mund të ketë një valë të dytë më të keqe se e para, ku vetëm në Britani mund të ketë mbi 120 mijë vde kje. “Rasti më i mirë është që ta kemi gati vaksinën në vjeshtë, ndoshta në muajin tetor. Plani është që fillimisht që 30 milionë vaksina në Britani tu jepen personave që kanë më shumë nevojë. Më vonë do të jenë 60 milionë persona të tjerë që do ta marrin. Ekziston një shkallë pasigurie se si do të luajnë virusi në dimë, pasi mendohet se në dimër virusi do të jetë më i prekshëm.

Mendohet se vala e virusit në dimër të jetë më e keqe se e para dhe modelet kompjuterike diktojnë se vetëm në Angli mund të ketë vetëm 120 mijë vdekje. Rreziku mund të zvogëlohet nëse respektojmë masat. Ne nuk mund të dimë nëse fitohet imunitet, do të duhen vite se çfarë ndodh me ta, pasi nuk ka kaluar asnjë vit nga fillimi i virusit.

Imunizimi i tufës do të thotë se duke u takuar shumë persona do të infektohet dhe është më pak e ngjashme që të tjerë të infektohen se virusi do të zbuten. Duhet që masat e hapen që njerëzit të jetojnë të lirë sepse është e pamundur që t’i zhdukemi virusit edhe nëse rrimë të mbyllur, pa pasur një vaksinë”, deklaroi Zalli.