Kreu i BDI, Ali Ahmeti ka konfirmuar në emisionin ‘’ Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 se shqiptarët edhe në këto zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do të shkojnë të përçarë në parti të ndryshme, dhe jo në koalicion apo me listë të përbashkët.
Ahmeti thotë se i ka lutur partitë e tjera shqiptare por nuk ia ka dalë. Ai ka pritur që të mësohet nga e kaluara por partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut vuajnë ende nga ndarja, fiset, principatizimi etj.
”E vështirëson paksa situatën pandemia. Por rrethi im këtu, Kërçova s’ka vuajtur shumë, prej kohësh s’ka raste. Ndërkohë më lëvizjen në qytete ka pasur virus, por situata është nën kontroll. Shtabi i Emergjencave janë në nivelin më të lartë, edhe autoritetet. Gjithmonë kam pritur diçka më shumë nga shqiptarët në veçanti, që të mësojmë nga e kaluara. Para 4 vitesh hymë në fushatë shumë të ndarë, dhe në fund humbën shqiptarë. Kemi humbur 9 mandate së paku nga copëtimi i mandateve.
Ende vuajmë nda sindromat e principatave, fiseve, por është dhe tjetra që nuk jemi komb milionësh, ne jemi votuesit rreth 300 mijë, por deri në 250 mijë janë votues aktivë. Tani kur i ndan dhe i përpjeston në 5-6 parti, pjesë, sgurisht që ulet numri i mandateve, humbet edhe forca. Je shumë më i rëndësishëm kur ke forcë në mandate, por edhe në negociatat për ndarjen e zonave edhe për mbrojtjen e interesave. Nuk arritëm, i kam lutur, përkundrejt asaj që është nënkuptuar, që partitë e vogla, mund ta dëmtojnë dhe jo të fitojnë. Por nëse kapërcejmë dallimet, me rëndësi është mos humbin shqiptarët. Nuk ndodhi, vazhduam me përpjekjet. Vesel Mehmeti pati përpjekje të pasuksesshme. U tërhoq nga fushata për këtë problem. Tani më 15 korrik po punojmë t’u kërkojmë përkrahjen e njerëzve.”- tha Ali Ahmeti.