Të gjithë përballemi me gjëra që na zem ërojnë që nga trafiku, deri tek kolegët e punës që s’i durojmë dot. Ne reagojmë në mënyra të ndryshme në situata të tilla dhe ajo që shenja zodiakale zbulon për temperamentit tonë na mëson edhe pse veprojmë ashtu në një situatë stresuese.
Dashi të përplas gjithçka në fytyrë dhe pastaj bëhet pishman si dr eqi
Dashi është shenjë e zjarrit dhe tenton të nxehet shpejt. Por si fishekzjarret e Vitit të Ri, ata ndizen shpejt dhe digjen shpejt. Si foshnjat e zodiakut siç njihen ndryshe, personat e lindur nën shenjën e dashit, nuk e kanë pjekurinë pikën e tyre të fortë dhe zakonisht pendohen pasi i përplasin dikujt gjithçka në surrat. Gjëja më e mirë që mund të bëni nëse keni përballë një dash, është të ruani qetësinë.
Një dem nuk harron kurrë dhe do të sigurohet që as ju të mos e harroni kurrë atë që i bëtë
Një demi i duhet pak kohë derisa të shohë ngjyrën e kuqe, por kur e bën, më mirë futjani vrapit. Ata kanë në fakt disa shenja paralajmëruese. Në fillim janë të qetë dhe të distancuar pasi po planifikojnë se si t’ju shkatërrojnë. Ju mund ta quani këtë ‘qetësia para stuhisë’. Kur të shpërthejnë, memoria e tyre e mprehtë kujton edhe gjëra që ua keni thënë për tre vitesh. Pasi të qetësohen, mos prisni ta harrojnë këtë zënkë. Demave u pëlqen të mbajnë mëri.
Binjakët nuk kanë nevojë për thika, kanë fjalët
Binjakët dinë ta përdorin mirë fuqinë e fjalëve, prandaj kur të zemërohen, përgatituni për ulërima. Kjo ndodh nëse provokoni anën e tyre të zjarrtë; nëse zgjidhni anën tjetër ata do të jenë sadistët tërheqës të cilët nuk do të hezitojnë t’ju godasin aty ku ju dhemb. Do t’ju sjellin në kujtesë marrëdhënien e ndërlikuar me nënën, gjithë dështimet dhe dobësitë tuaja më të mëdha.
Gaforrja do t’ju sulmojë deri në momentin që do t’i kushtoni vëmendje
Gaforret janë shumë të ndjeshme dhe mund të kthehen në bebe të rritura kur janë të zemëruar. Nëse ata nuk marrin një ftesë nga grupi për të pirë birra apo nëse nuk i përgëzoni për ndonjë arritje të vogël që kanë bërë, do ta marrin shumë personale. Gaforret urrejnë të ndihen sikur lihen jashtë diçkaje ose po nënvlerësohen. Nëse nuk u afroheni për t’i siguruar që i doni shumë, ata mund të mbyten në lotët e tyre.
Ulërima e luanit është aq e fortë sa tund objektet vendit dhe mund t’ju bien kokës
Luanët janë shenja të zjarrit dhe tentojnë të zemërohen shumë shpejt. Ata janë shumë krenarë dhe s’ka shanse t’i pranojnë fajet, edhe pse mund ta dinë që janë gabim. Nëse janë të zemëruar, do të bërtasin aq shumë dhe mund të përplasin edhe sende në dhomë. Sidoqoftë, ky zemërim është jetëshkurtër dhe kanë tendencë ta kapërcejnë shpejt.
Një virgjëreshë thjesht do t’ju flakë jashtë jetës së saj
Është e vështirë të zemërosh një virgjëreshë sepse ajo është një nga shenjat më të durueshme. Nuk do ta shihni të shpërthejë si luani apo si dashi. Përkundrazi, ajo e mban së brendshmi zemërimin e saj, duke e përtypur për muaj të tërë këtë mospëlqim. Nëse ua keni bërë borxh mjaftueshëm, mund t’ju përzënë tërësisht, duke ju fshirë nga jeta e tyre si të mos keni ekzistuar kurrë.
Mos prisni që një Peshore të përballet me ju nëse është e zemëruar
Natyrshëm te ekuilibruara, peshoret dinë ta përmbajnë zemërimin dhe me shumë gjasa as do ta merrni vesh nëse i keni ofenduar ose jo. Ato janë ‘paqeruajtëset’ e shenjave dhe në përgjithësi përpiqen të shmangin konfrontimet kur munden. Por nëse e gjeni veten në një debat me një Peshore, mos mendoni se do të jetë e lehtë për t’u fituar. Peshoret janë avokate të shkëlqyera dhe gjithmonë mund ta justifikojnë pozicionin e tyre.
Akrepët urrejnë me gjithë shpirt dhe po planifikojnë vdekjen tuaj të menjëhershme
Kujdes nga pickimi i akrepit. Akrepët preken në thellësi dhe shprehin shumë dominancë në marrëdhëniet e tyre. Nëse zemëroni një akrep, atëherë do të dilni menjëherë nga lista e tyre. Ata nuk zemërohen kollaj, por kur ndodh, arma e tyre është heshtja. Akrepët njihen për vetëkontrollin e tyre, kështu që nuk do t’jua përplasin në fytyrë nëse janë të zemëruar. Përkundrazi, bëhen komplotues. Nëse janë të zemëruar me ju, do të ishte më mirë të ecnit mbi një shtrat me qymyr të nxehtë se sa të ishit pranë tyre.
Shigjetarët do të hiqen sikur nuk ju njohin
Nëse një shigjetar përballet me ju, nuk bën mbrapa derisa t’i dalë e tija. Ata nxehen aq shumë sa mund të nxjerrin edhe gjëra ekstreme nga goja e me shumë mundësi do të shpërtheni në lot. Ka gjithashtu shumë shanse që shigjetarët t’ju nxjerrin nga jeta e tyre nëse ndihen të plagosur.
Nëse me Bricjapët shkoni shumë larg, përgatituni të mos i shihni më
Bricjapët njihen si persona të zellshëm dhe të përkushtuar në shpirtin e ekipit. Është e vështirë të shkaktosh një shpërthim emocional tek një bricjap, pasi ata janë njerëz që ruajnë qetësinë. Sidoqoftë, nëse i çoni shumë larg, mund të prisni një sulm verbal tronditës prej tyre që mund të shoqërohet edhe me fluturimin e disa objekteve në dhomë. Ata kanë gjithashtu të ngjarë t’ju lënë të kuptoni se nuk janë të çmendur, por ‘të zhgënjyer’. Të gjithë e dimë se dikush që ju thotë se është zhgënjyer nga ju, rëndon më shumë se po t’ju thotë që është i mërzitur me ju.
Një ujor do t’ju injoronte sa më gjatë të ishte e mundur
Si një shenjë e ajrit, Ujori është i vështirë për t’u nxehur. Nëse i keni zemëruar, mos u çudisni kur ata të ndërpresin të gjitha komunikimet me ju derisa të arrijnë të qetësohen dhe rivlerësojnë situatën. Nëse vini re se e kanë kaluar, mund të përpiqeni të hyni në komunikim me ta.
Peshqit si gjithmonë e marrin çdo gjë personale
Peshqit janë krijesa të prekshme dhe emocionale. Nuk janë të duhurit për t’u bërë kritika, qoftë edhe konstruktive. Edhe pse janë thellësisht emocionalë, nuk reagojnë në mënyrë dramatike. Ata e mbajnë brenda zemërimin dhe ndërtojnë rreth vetes një spirale dyshimi. Luajnë kartën e ‘peshqve të vegjël të gjorë’, por që ndonjëherë ia vlen. Ata përpiqen madje t’ju manipulojnë duke ju bërë të ndiheni fajtorë për atë ç’ka i keni shkaktuar.