Jemi të gjithë fajtorë në shtyrjen e punëve që kemi për të bërë (ndoshta përveç teje Bricjap), por si zgjedh secila prej shenjave ta harxhojë kohën, kur, në fakt, duhet të ishin duke bërë diçka të dobishme?
E dimë se çfarë po bënit vërtetë!
Dashi, hyn në një debat politik në Facebook…
Demi, pastron kuzhinën si e çmendur dhe fillon të planifikojë një darkë me miqtë…
Binjakët, telefonon një mike për të (bërë thashetheme) pyetur si është…
Gaforrja, fillon të shkruajë një email, e ruan te draftet, fiksohet, e rihap, e korrigjon, e ruan te draftet…
Luani, del për pazar dhe përfundon duke blerë çdo veshje…
Virgjëresha, bën lista këngësh, rregullon listat e filmave…
Peshorja, ndalon për të shkrepur një selfie dhe përfundon në një shërbim fotografik që i ha gjysmën e ditës…
Akrepi, hyn padashje te faqja e Facebook-ut e ish të dashurit, harxhon 3 orë duke e përndjekur nëpër internet…
Shigjetari, fillon dhe lexon diçka…
Bricjapi, nuk e kupton se pse njerëzit duhet ta harxhojnë kohën kot…
Ujori, shkon në palestër për një vrap të shpejtë. Rri dhepër kardio dhe muskuj barku.
Peshqit, cakton një seancë “urgjente” masazhi ose terapie…