Ka mbi një vit që në media flitet për një lidhje mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Dyshja kishte preferuar mos ta bënte publike lidhjen, deri në fillim të këtij muaji kur Bora postoi foton e parë të tyren si çift nga Dhërmiu. Bora ka postuar një foto me Donaldin teksa ka zgjedhur ta mbulojë fytyrën e tij me një emoji, ndonëse duket qartazi se është ai, duke shkruar: Me këtë çunin, identitetin e tij nuk dua ta zbuloj!

Prej atëherë çifti nuk fshihet më dhe nuk ngurron të ndajë foto e video të bukura dhe funny nga përditshmëria e tyre. Sikundër kanë bërë edhe sot. Donaldi ka postuar disa video ku shihen teksa janë në një kafe të dy dhe Donaldi i dhuron një yrëndafil të kuq Borës, së cilës duket se i ka pëlqyer jo pak ky gjest. “Me kaq i rregullohet dita një goce. Qenka pa erë por i kuq flakë si ngjyr a e dashurisë”,- thotë ndër të tjera Bora. Epo gjërat e vogla të bëra me dashuri të madhe janë më të bukura se çdo gjë tjetër.