Për të ndërtuar marrëdhënie të mira në vendin e punës, rëndësi të posaçme kanë besimi, bashkëpunimi, komunikimi dhe respekti për njëri tjetrin. Të gjitha këto, punën e bëjnë më të këndshme por edhe më produktive.
Marrëdhëniet në vende të punës kërkojnë kohë për t’u forcuar. Por, lidhjet e mira që ju krijoni me kolegët mund t’ju shërbejnë shumë edhe në të ardhmen.
Këto janë disa nga vetitë që çojnë në krijimin e marrëdhënieve të mira me kolegë:
Besimi. Ky është çelësi i çdo marrëdhënieje të mirë. Duke i besuar ekipit, ju krijoni lidhje të forta dhe komunikoni më hapur e në mënyrë efektive. Respekti i ndërsjellë. Kur respektoni njerëzit me të cilët punoni, ju vlerësoni kontributin dhe idetë e tyre si dhe ata vlerësojnë tuajat. Pranimi i diversitetit. Për të ndërtuar marrëdhënie të mira duhet të pranoni njerëz të ndryshëm por dhe mendime të ndryshme nga ato të tuat. Komunikimi i hapur. Në punë duhet të keni vazhdimisht komunikim me të tjerët, qoftë direkt, qoftë me email. Sa më mirë të komunikoni me kolegët, aq më të pasura do të jenë marrëdhëniet tuaja.
Çka duhet të bëni për t’i forcuar marrëdhëniet me kolegë?
1. Zhvilloni aftësitë e socializimit
Aftësitë e mira sociale ju mundësojnë krijimin e marrëdhënieve të mira me të tjerët. Zhvilloni aftësitë e komunikimit, bashkëpunimit, zgjidhjes së konflikteve, etj.
2. Bashkëpunoni me ekipin
Shkëmbeni ide me ekipin dhe tregohuni të gatshëm t’i përshtateni ndryshimeve në punë. Jepni meritat të tjerëve për kontributet e tyre. Nëse jepni kritika ndonjëherë, sigurohuni që të jenë konstruktive . Po ashtu, kërkoni feedback për punën tuaj.
3. Ndërtoni besim me kolegët
Rregulli i parë është: Mos u merrni me thashetheme. Bëni mirë punën tuaj dhe siguroni të tjerët që ata mund të mbështeten tek ju. Mundohuni gjithashtu t’i mbani premtimet e juaja dhe në rast se nuk mund të mbani një premtim, kërkoni falje dhe ofroni mundësi të tjera për ta zgjidhur çështjen. Jeni të drejtë dhe të sinqertë në të gjitha raportet. Krejt kjo, do të bëjë që kolegët të kenë besim tek ju dhe si rrjedhojë të krijoni raporte të mira mes vete.
4. Dëgjoni dhe flisni qartë
Përmirësoni sa më shumë aftësitë e juaja të komunikimit dhe flisni qartë. Kushtoni rëndësi të dëgjuarit. Nëse nuk jeni të sigurtë në atë që thotë personi tjetër, përsërisni fjalët e tyre me fjalët tuaja dhe pyesni nëse po e kuptoni saktë. Ruani kontaktin me sy gjatë bisedave dhe bëni të tjerët të kuptojnë që ju i vlerësoni mendimet e tyre.
5. Respektoni kolegët
E fundit por jo më pak e rëndësishme është të tregoni respekt për kolegët. Interesohuni rreth këndvështrimeve të secilit dhe ndani perspektivën tuaj në mënyrë të qetë dhe të sjellshme. Shmangni gjërat joprofesionale. Nëse jeni në një zyrë të përbashkët me disa kolegë, evitoni telefonatat personale