Të gjithë e kemi vënë re së fundmi ndryshimin e madh që Fifi ka bërë në pamjen e saj. Këngëtarja ka humbur shumë kilogramë dhe duhet ta pranojmë që tashmë duket si person tjetër.Më herët, Fifi është shprehur shpesh gjatë intervistave se nuk e ka aspak problem peshën e saj, mirëpo cila ishte arsyeja që e detyroi të ndryshojë? Kësaj pyetjeje këngëtarja i është përgjigjur në rubrikën “Kutia e pyetjeve” në “Prive”.
“Pse je dobësu kur thoje se nuk ma ndjen që jam e trashë?”- ishte pyetja të cilës Fifi iu përgjigj me një sqarim. Këngëtarja tregoi se nuk e ka bërë për shkak të pamjes, por për shkak të shëndetit të saj. Kjo pasi kilogramët e tepërt po i sillnin probleme serioze shëndetësore. “Para dy tre vitesh kam thënë që kam probleme me shtyllën kurrizore, kam problem me hernia diskale, prandaj është dashur që unë me heq kilogramë. Ideja është që mua prapë nuk më intereson nëse trashem nesër edhe prapë kam për t’u trashë, thjesht e kam për shëndetin tim”, u përgjigj ajo.
Gjithashtu, Fifi s’mundi t’i shpëtonte pyetjes për bashkëpunimin e famshëm me Flori Mumajesin, pyetje të cilën ia pasoi me lezet Florit.