David Silva mbylli aventurën te Manchester City dhe tashmë është dëshirë e shumë klubeve të njohura europiane. Një prej këtyre klubeve është edhe Lazio. Së fundmi, prestigjozja “AS” pretendon se Silva ka ngrënë një darkë me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren dhe kanë diskutuar për transferimin e lojtarit në Romë.

34 vjeçarit i skadoi kontrata dhe vendosi të largohej pas 10 viteve nga City, duke u bërë gati për një aventurë të re. Mesfushori spanjoll shihet nga Tare si futbollisti që do merrte në dorë rolin e liderit te ekipi italian, falë edhe eksperiencës së madhe që ka. Silva ka qenë i lidhur me shumë skuadra jashtë europës, apo me një rikthim në Spanjë ku interes kishte shfaqur Valencia.

Gjtihsesi ajo që e avantazhon Lazion në krahasim me ekipet e tjera është se i mundëson Silvës të luajë në Champions League. Të shohim a do arrijë Tare ta finalizojë me sukses këtë ope racion…