Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin, një nga dy festat islame më të rëndësishme, që simbolizon festën e flijimit, mesazhi i së cilës është sakrifica.
Falja e namazit u zhvillua jo në vendin e përhershëm në “Sheshin Skënderbej” por në sheshin e vogël pranë pazarit të ri duke respektuar masat anticovid, mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës.
Në xhaminë e Kokonozëve, kreu i komunitetit mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu dha urimin për këtë festë të shenjtë si dhe një këshillë për të kaluar së bashku situatën e pandemisë.