Spanja pretendon se është një vend i sigurt nga COVID-19 edhe pse aty po krijohen vatra të reja të nxehta të virusit. Ky reagim erdhi menjëherë pasi Britania e Madhe mori masën e karantinimit të detyruar për çdo person që vinte nga Spanja. ”Spanja është e sigurt për spanjollët dhe turistët”- tha ministri i jashtëm.
Por ndërkohë pretendimi i tyre qëndron tek fakti se vatrat me rastet e reja të COVID-19 janë të izoluara por ndërkohë e gjithë Katalonja është në prag karantine.