Spitalet në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po grumbullojnë ilaçe për trajtimin e Covid-19, duke shpresuar të shmangin një luftë tjetër për furnizimet me medikamente bazë nëse një valë e dytë e virusit shkakton mungesë të ilaçeve. Spitalet në Nju Jork, Nju Xhersi dhe zona të tjera që po përballeshin me një numër të lartë të pacientëve me Covid-19 në fillim të këtij viti, blenë dhe përdorën sasi të mëdha ilaçesh, duke përfshirë qetësues dhe antibiotikë për pacientët në gjendje të rëndë në momentin e fundit, kur kishte mungesë të madhe ilaçesh në treg. Ata u detyruan të blinin ilaçe zëvendësuese, pasi disa nga ilaçet bazike ishin të padisponueshme në tregun botëror.
Shumë prej këtyre ilaçeve, të përdorura zakonisht në njësitë e kujdesit intensiv vazhdojnë të shiten në sasi të kufizuar, madje në disa nga vatrat e nxehta të koronavirusit si Florida, Teksas dhe Kaliforni, spitalet po përballen që tani me burime të kufizuara. Ndërkohë, shumë spitale po sigurojmë përpara kohe furnizime me ilaçeve të tjera që kohët e fundit kanë rezultuar efektive për disa pacientë, duke përfshirë disa lloje steroidesh dhe remdesivirin.
“Tani pyetja e vetme është çfarë do të bëjmë përpara në të ardhmen?” tha Indu Lew, zyrtarja kryesore e farmacisë “RWJBarnabas Health”, e cila furnizon 11 spitale të kujdesit intensiv në Nju Xhersi. “Kur bie fjala tek vala e dytë, ne nuk e dimë se kur do të ndodhë, ne nuk dimë se cilat faktorë do të bëjnë që ajo të ndodhë, dhe ne nuk e dimë se me sa pacientë do të përballemi.” Kërkesa më e madhe është për të njëjtat ilaçe që u përdoren nga spitalet botwrore në prill. Blerja e qetësuesve nga spitalet amerikane u rrit gati katërfish në prill në krahasim me janarin. Ndërsa kërkesa tejkalonte furnizimin, vetëm rreth gjysma spitaleve arritën të furnizoheshin plotësisht.
Mjekët përdorën doza më të larta qetësuesish për pacientët me Covid-19 sesa për ata qw dilnin nga operacionet, duke ngarkuar më tej sistemin mjekwsor. Për t’u furnizuar shpejt, spitalet ndonjëherë blenë direkt nga prodhuesit e ilaçeve në vend të shitësve me shumicë, duke çuar në kosto më të larta. Tani, spitalet amerikane po përgatiten për një rritje të mundshme të rasteve në vjeshtë, megjithëse madhësia e kësaj vale nuk dihet. Rreth 90% e spitaleve dhe sistemeve shëndetësore po mbledhin stoqe të 20 llojeve të ndryshme ilaçesh. Zyrtarët amerikane thotë se më shumë se gjysma e spitaleve po përpiqen të mbledhin ilaçe për të paktën një muaj, përfshirë edhe medikamentet për pacientët e intu buar.
Këto ilaçe përfshinë qetësuesit si propofoli dhe qetësues për dhëmbët si fentanil. Qeveria amerikane ka lehtësuar furnizimin e spitaleve me këto medikamente, duke mbuluar një pjesë të kostos. Zyrtarët e spitalit pranojnë se mund të mos kenë nevojë për ilaçet nëse një valë e dytë nuk ndodh. Megjithatë, spitalet në Nju Jork po ndërtojnë të gjitha nga një dhomë frigoriferike për ruajtjen e ilaçeve që përdoren në kujdes intensiv.
“Nëse do të kishim furnizime para disa muajsh, nuk do të kisha aq flokë gri sa kam tani,” thotë zonja Lew. “Ndoshta do të kishim shpëtuar më shumë jetë .”