Drejtore e Përgjithshëme në detyrë e INSTAT, Elsa Dhuli, prezantoi sot, në seancën plenare të Kuvendit, Raportin Vjetor 2019, ku paraqiti një pasqyrë të detajuar të aktiviteteve të INSTAT dhe Sistemit Kombëtar Statistikor.
“Gjatë viti 2019 INSTAT, për rritjen e produkteve statistikore dhe për ofrimin e të dhënave të besueshme dhe të krahasueshme, që ndihmojnë mbi proceset e zhvillimit e transformimit në fushat ekonomiko-sociale të vendit, shtoi numrin e produkteve statistikore, me 9 publikime të reja”- tha Dhuri.
Sipas saj, gjatë vitit 2019, prodhuesit e statistikave zyrtare kanë realizuar 117 aktivitete statistikore dhe ka kyer 185 aktiviteteve mbështetëse statistikore, të cilat lidhen me natyrën e administrimit të institucionit dhe rritjen e performancës së tij.
Ndërsa vuri në dukej se gjatë këtij viti, INSTAT u bë pjesë e Sesionit të 50-të të Komisionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara, ndërsa në Maj 2019 Shqipëria u pranua anëtare e Grupit të Nivelit të Lartë për Partneritet, Koordinim dhe Ngritje kapacitetesh, përfaqësuar nga INSTAT, roli i të cilit është të sigurojë si grup drejtim strategjik për proceset e zbatimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm si dhe monitorimin dhe raportimin statistikor.
“Në kuadër të punës përgatitore për Censin e ardhshëm të Popullsisë e Banesave, INSTAT zhvilloi Pilotin e Censit në zona të përcaktuara, rezultatet e të cilit po analizohen, për të garantuar realizimin me sukses të këtij operacioni madhor. Ndërsa për matjen e impaktit të ngjarjeve të jashtëzakonshme të ndodhura nga fatkeqësitë natyrore apo pandemitë, INSTAT kontribuoi me dy aktivitete statistikore ad-hoc, duke matur impaktin e dëmeve të tërmetit pranë familjeve dhe ndërmarrjeve në zonat më të prekura”- u shpreh Dhuri.
“Për vitin 2020, theksoi ajo, INSTAT ka parashikuar të kryejë në total 293 aktivitete, ndër të cilat 215 janë aktivitete të vazhdueshme dhe 78 janë aktivitete të reja, të cilat kanë rreth 6,399 detyra sipas fazave të punës të pasqyruar në modelin standard të proceseve (Generic Standard Business rocess Model); 137 janë aktivitete statistikore, që lidhen direkt me procesin e prodhimit statistikor dhe 156 aktivitete të tjera, të cilat lidhen me aspektin e sigurimit të burimeve njerëzore dhe financiare, bazës materiale dhe shërbimeve, administrimit të institucionit dhe rritjes së performancës institucionale. 15 aktivitete statistikore do të sigurojnë shtesën e treguesve të rinj në përputhje me parimet e cilësisë statistikore”.
Duke u ndalur në situatën e krijuar nga COVID-19, Dhuri theksoi se, INSTAT pezulloi veprimtarive përgatitore për Censin e Popullsisë dhe Banesave, i cili ishte parashikuar të kryhej në tetor të këtij viti.
“Megjithatë, INSTAT po vazhdon kryerjen e aktiviteteve përgatitore për realizimin e Censit, si një nga projektet më madhore të institucionit dhe shtetit shqiptar që do të sigurojë informacione kryesore mbi popullsinë dhe banesat, do të shikohen ndryshimet e popullsisë në dekadën e fundit, madhësia dhe struktura e familjeve, migracioni, arsimi, punësimi, paaftësia, kushtet e banimit, etj.Seti i madh i të dhënave që do të sigurohen nga ky Cens, do të jenë një burim i mirë informacioni për zhvillimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave të ndryshme socio ekonomike, strategjive dhe planeve të zhvillimit në nivel kombëtar, lokal dhe sektorial”- tha Drejtore e Përgjithshme në detyrë e INSTAT, Elsa Dhuli.