Një hulumtim italian i botuar në revistën ‘BMJ Global Health’, bën të ditur se imuniteti i fituar jo vetëm që nuk mund të jetë mbrojtës, por madje mund të jetë kundërproduktiv, pasi në rast të riinfektimit, sëmundja shfaqet me simptoma më serioze për jetën Tema e jetëgjatësisë së antitrupave anti-Covid po studiohet në të gjithë botën, por deri më tani askush nuk ka kuptuar vërtetë nëse infeksioni i ri nga koronavirusi jep imunitet të përhershëm, ose nëse ekziston rre ziku për t’u sëmurë përsëri.
Puna e sapo botuar është rezultat i bashkëpunimit midis Ustudiuesve të Universitetit të Treviso dhe studiuesve të Shkollës së Higjienës në Londër. Luca Cegolon, epidemiolog në Spitalin e Treviso, thotë se “Ne morëm frymëzim për këtë hulumtim duke vëzhguar ecurinë e sëmundjes, në veçanti transmetueshmërinë e lartë dhe shkallën e rasteve të rënda në përgjithësi në mesin e punonjësve shëndetësorë, si në Itali ashtu edhe në Kinë, si rasti i tridhjetë vjeçarit mjek kinez nga Ëuhan, i cili dha i pari alarmin për Covid”.
Rre ziku i ulët i Covid-19 te fëmijët më pak se 10 vjeç gjithashtu bëri që studiuesit të reflektojnë. “Fëmijët kanë më pak antitrupa sesa të rriturit dhe të moshuarit, pasi kanë qenë më pak të ekspozuar ndaj agjentëve infektues gjatë jetës së tyre ende të shkurtër dhe kjo mund të shpjegojë pse ata janë më të mbrojtur,” vëren Cegolon.
Sars-Cov2 i përket familjes së koronaviruseve. Të gjithë ata dihet se shkaktojnë ri-infeksione, pavarësisht të ashtuquajturit imunitet humoral, domethënë atë që fitoni kur sëmureni duke zhvilluar antitrupa”, shpjegon Cegolon. Për llojet më të rrezikshme të koronavirusit, Mers-CoV dhe Sars-CoV, është identifikuar dhe njohur një fenomen imunologjik i njohur si ‘Enhancement’ i varur nga antitrupat (Ade), i shkaktuar nga ri-infeksionet.
“Në praktikë – shpjegon epidemiologu – jo vetëm që imuniteti i fituar nuk duket se na mbron kundër ri-infeksioneve prej koronavirusit, por madje mund të kthehet në një boomerang, duke bërë aleanc me infeksionin për të lehtësuar hyrjen e tij në qelizat njerëzore duke shkaktuar tashmë një reaksion të rëndësishëm inflamator në organizëm”. Në praktikë, nëse do të kishte një valë të re Covid, një person që është infektuar në muajin mars përshembull, mund të riinfektohet përsëri. Një studim kinez i botuar në ‘Nature Medicine’ tregoi një rënie të shpejtë të niveleve të antitrupave (2-3 muaj pas shërimit) në plazmën e dy pacientëve simptomatikë dhe atyre me simptoma të buta ose asimptomatikë.
“Si në Itali ashtu edhe në Britaninë e Madhe – vazhdon Cegolon – janë ende duke u kryer studime serologjike për të verifikuar nëse antitrupat mbrojnë nga infeksioni apo jo. Këto janë studime që përqendrohen kryesisht tek punonjësit e shëndetit sepse virusi shkon më shumë dhe më shpejtë dhe ambient të mbyllura “Parandalimi është gur i vërtetë themeli,” përgjigjet Cegolon. “Tani që falë temperaturave të larta dhe lagështirës, përhapja e virusit është ngadalësuar, ne duhet të përfitojmë për të përmirësuar imunitetin e lindur dhe për të pajisur veten për stinën e vjeshtës me ndërhyrje farmakologjike që mund të mbrojnë dyert hyrëse të Covid-19, siç është, për shembull, hunda” .