Qentë me pak ditë të trajnimit, kanë aftësi për të identifikuar njerëzit e infektuar me koronavirus, sipas studimit të një universiteti veterinar në Gjermani. Tetë qenë të ushtrisë gjermane u trajnuan për vetëm 1 javë dhe ishin të aftë për të identifikuar virusin me një normë të saktësisë prej 94%, sipas një projekti pilot të drejtuar nga Universiteti Veterniar në Hannover.
Hulumtuesit sfiduan qentë për të nuhatur Covid-19 në pështymën e më shumë se 1,000 personave të shëndetshëm dhe të infektuar. “Ne mendojmë që kjo funksionon për shkak se proceset metabolike në trupin e një pacientëi të sëmurë janë tërësisht të ndryshuara.
Ne mendojmë se qentë kanë aftësi për të identifikuar erën specifike”, – tha Maren von Koeckritz-Blickëede, profesore e universitetit. Qentë, që kanë nuhatje 1000 herë më të ndjeshme se njerëzit, mund të përdoren për të identifikuar infeksionet në vende si aeroporte, kufijtë tokësorë apo evente sportive.
Studimi u zhvillua në bashkëpunim me forcat e armatosura gjermane, Shkollën e Mjekësisë në Hannover dhe Qendrën Mjekësore Universitare në Hamburg. Hulumtuesit thanë se hap ii radhës do të jetë trajnimi i qenve që të bëjnë dallimin mes provave me Covid-19 dhe ato me sëmundje të tjera si gripi i zakonshëm.