Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla takon Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në një vizitë në Kosovë ku u prit nga Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. Gjatë takimit Hoti dhe Balla diskutuan për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Hoti gjatë takimit me Ballën foli për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike. Duke e vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën, kryeministri Hoti e falënderoi kryetarin e Grupit Parlamentar të PS Balla sidomos për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Europian. Balla do të takohet edhe me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.