Tayna është padyshim një nga reperet më të sukseshme në vendin tonë, por duket se shumë shpejt mund ta shohim edhe në tregun ndërkombëtar pas nënshkrimit të kontratës me “Sony music”. Asaj iu desh më pak se një vit për të depërtuar në tregun muzik shqiptar dhe tashmë është kthyer në një nga emrat më në zë.

Për shkak të rrymës së muzikës së cilës i përket, kemi krijuar rreth saj imazhin e një vajze të fortë, moskokçarëse dhe paksa wild. Mirëpo çdo njeri e ka një anë të panjohur dhe si duket Tayna është njëra prej tyre. Reperja ka ndarë pak minuta më parë një postim me ndjekësit e saj në Instastory, duke renditur një sërë karakteristikash që në fakt e bëjnë edhe delikate, por duken edhe si çelësa suksesi.

U riktheva sërish te “budalliqet” e mia” Vetëbesimi, të kuptuarit, të dua të tjerët, të jetojë jetën sa më mirë të mundem, të kënaqem, intuita, gëzim total. Së fundmi reperja po shijon suksesin e projektit të sa të fundit, të titulluar “Bass” që deri tani numëron 2.5 milionë klikime.