Në muajin maj të vitit që lamë pas, aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri turk, Tolgahan Sayisman, u bekuan me një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Efehan. I vogli rritet dita ditës dhe herë pas here shohim foto të ëmbla të tijat në llogaritë e prindërve në Instagram. Tashmë, Efehan ka mësuar të ecë e të thotë fjalët e para, ndërsa njëri prej ndjekësve të Almedës është bërë kuriozë të dijë se në ç’gjuhë flet i vogli dhe nëse aktorja i ka mësuar shqip.
Epo, të kesh mamanë shqiptare dhe të mos flasësh shqip? Kjo nuk ndodh! Almeda tregon se i vogli di shqip, madje tregon edhe fjalën që ai thotë më shpesh! “Po! Nonaaaaa! Kështu e thërret mamin tim.”- shkruan aktorja në përgjigjen për ndjekësin. 28-vjeçarja ka treguar gjithashtu se ka në plan të zgjerojë familjen dhe dëshiron që së shpejti ta bëjë të birin me një motër.