Nga Eduard Zaloshnja

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, sot ka në Tiranë 477 raste aktive të konfirmuara me COVID-19 nga ISHP-ja. Ndërkohë literatura shkencore botërore ka arritur në konsensusin se sistemet e testimit arrijnë të kapin mesatarisht 1/10 të rasteve aktive me COVID-19.

Meqënëse Shqipëria është vendi i 128-të në botë për numrin e testeve për milion banorë (kemi kryer vetëm 8941 mijë teste për milion banorë), mund të thuhet se në Tiranë janë të paktën 4770 banorë me koronavirus aktiv në organizmin e tyre – që do të thotë se 1 në çdo 130 tiranas është shpërndarës i mundshëm i COVID-19.

Kjo është arsyeja pse tiranasit që kujdesen për shëndetin e tyre e të familjes duhet t’i shmangin vajtjet në dreka e darka familjare, ditlindje, dasma, ceremoni varrimi, dhe në vende të mbyllura ku qarkullojnë shumë njerëz pa maska…