“S’keni parë asgjë akoma” është një shprehje e cila identifikon kryeministrin Edi Rama, por kësaj here ajo është përdorur nga kryebashkiaku i Tepelenë, Tërmet Peçi. Teksa po inspektonin përfundimin e punimeve në by-passin e Tepelenës, Peçi i thotë Ramës “këtej s’kemi parë asgjë akoma”. Kryeministri Edi Rama i buzëqeshur e përsërit edhe një herë shprehjen e tij, por kësaj radhe e thënë nga dikush tjetër.
Biseda e plotë
Rama: Do të shkojmë pak te kalaja? Tërmet Peçi: Do shkojmë patjetër te kalaja. Te kalaja brenda apo këtej? Rama: Edhe brenda dhe këtej
Rama: Këtej e pamë… Tërmet Peçi: Jo, këtej s’kemi parë asgjë akoma. Rama duke qeshur: S’kemi parë asgjë akoma