Pas 6 orësh Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë nga Prokuroria Speciale në Hagë ku është intervistuar nga prokurorët që kanë ngritur akta kuzën ndaj tij. Ai ka deklaruar se Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.
“Sot dëgjova bisedën juridike mes avokatit dhe prokurorit. Nesër do të rikthehem përsëri për ta vijuar këtë proces. Nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë sot”, ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.