Kryeministri Edi Rama duke ndarë pamje nga tokat bujqësore të Mallakastrës tha sot se, falë politikës sonë të re për bujqësinë, fermerët prodhojnë, eksportojnë e fitojnë çdo vit e më shumë. Teksa ka ndarë një fotogaleri nga këto toka bujqësore që duken si vepra arti, Kryeministri Rama i ka cilësuar ato si të qëndisura nga puna e palodhur e fermerëve.
“Nuk janë kryevepra pikture abstrakte, po tokat e qëndisura të Mallakastrës, ku si kudo sot, falë edhe politikës sonë të re për bujqësinë e mbështetjes direkte dhe indirekte në rritje nga shteti, Shqipëria e njerëzve të punës së palodhur që nuk shihet askund në mediet e në kafenetë plot llafe të qytetit, prodhon, eksporton e fiton çdo vit e më shumë”, shprehet Rama.