Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se situata me pandeminë në SHBA mund të “përkeqësohet para se të bëhet më mirë”. Trump, gjithashtu u kërkoi të gjithë amerikanëve, të mbajnë maska në fytyrë, duke thënë se ato “do të kenë një efekt” dhe se mbajtja e tyre tregon “patriotizëm”.
Presidenti Trump më herët nuk ka qenë insistues për mbajtjen e maskës, por ka thënë se ajo duhet të jetë zgjedhje e secilit. Kjo ishte konferenca e parë për media e task-forcës së Shtëpisë së Bardhë pasi ato ishin ndërprerë muaj më parë.
Task-forca, e udhëhequr nga nënpresidenti amerikan, Mike Pence, e ka informuar publikun çdo ditë në mars dhe në prill, por Trump i kishte pezulluar konferencat, për shkak të kritikave se nganjëherë jepnin informacione konfuze. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuareve në SHBA ka arritur në mbi 3.9 milionë, ndërsa i vikt imave në mbi 142,000.