E dëmtuar rëndë që nga tërmeti i 26 Nëntorit, godina e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës, u shemb ditën e sotme nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit. Godina 3-katëshe në qendër të qytetit qëndroi për muaj të tërë e rrethuar me shirita, për shkak të rrezikshmërisë që kishte.

Stafi që punonte aty u largua që ditën kur u regjistrua tërmeti i frikshëm ndërsa akt-ekspertiza e thelluar vendosi për shembjen e saj. Në vend të saj pritet të ngrihet një ambulance të re.