Pak ditë më parë, lajmi se djali i Victoria dhe David Beckham u fejua në moshën 21-vjeçare bëri xhiron e botws. Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz ishin të lidhur prej 9-muajsh dhe kanë vendosur që lidhjen e tyre ta çojnë në një tjetër stad.
Gjithashtu mediat kanë zbuluar së fundmi edhe çmimin e unazës me të cilin Brooklyn i propozi partneres. Mësohet se unaza e smeraldit ka diamantë 5 karatësh, vlen 250,000 £ dhe Brooklyn e ka dizejnuar vetë për të dashurën e tij.
“Dy javë më parë i kërkova për t’u martuar shpirtit tim binjak dhe ajo tha PO. Unë jam mashkulli më i lumtur në botë, premtoj që do të jem burri më i mirë dhe babai më i mirë një ditë ❤️ Të dua”-shkruan Brooklyn në postimin e tij.
David dhe Victoria Beckam e kanë pritur më shumë gëzim lajmin e martesës së djalit të tyre të madh Brooklyn me Nicola Peltz.
Por asnjë nuk mund ta kuptonte deri ku arrinte lumturia e tyre, duke parë që ish futbollisti dhe fashion designer kanë vendosur ti dhurojnë çiftit një apartament në Londër.
Familja Beckham ka qenë gjithmonë shumë e lidhur, por pavarësisht këtij fakti Brooklyn ka vendosur të jetojë në SHBA. Për të garantuar një vend të mirë sa herë që ai të kthehet në Londër, mami dhe babi kanë vendosur ti blejnë një apartament në zonën lindore të kryeqytetit britanik.