Ish-deputeti socialist, Fatmir Toçi vijon të jetë i shtruar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi” në l uftë me koronavirusin. Me një status në facebook ai ka vlerësuar të gjithë mesazhe mbështetëse dhe urimet për shëndetin e tij, ndërsa tregon se deri tani situatën po e përballon me sukses. Ai ka një falenderim special për të gjithë stafin mjekësor që po kujdeset për të duke u treguar se humanizmin dhe misioni i tyre dinjitoz për t’u kujdesur për njerëzit duke u kushtuar jetën. Mesazhi i ish-deputetit mbyllet me një thirrje për të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe tregohen të ndërgjegjshëm