Në protestat e opozitës të një viti më parë “viktimë” mbeti edhe kërpudha që ndodhej në oborrin e Kryeministrisë. Por kjo kërpudhë është rivendosur sërish, madje më e madhe. Pamje nga momentet e rivendosjes i ka ndarë Kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka kursyer shigjetimet për opozitën.
“Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, kërpudha e artisit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga cikli i koleksionit të famshëm të disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte. Karakteristika e kësaj këpurdhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson”, shkruan Rama.