Një vaksinë për koronavirusin e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit ka rezultuar e sigurt dhe trajnon sistemin imunitar raporton BBC.

Testimet që përfshinë rreth 1,077 njerëz treguan se injeksioni çoi në krijimin e antitrupave dhe qelizave të bardha të gjakut që mund të luftojnë koronavirusin.

Gjetjet janë jashtëzakonisht premtuese, por është ende shumë shpejt të dihet nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje dhe testime më të mëdha janë duke u zhvilluar.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës.