Aktorja Songul Oden u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj si “Gymysh” në serialin me të njëjtin emër, ku luante krah aktorit të famshëm Kivanç Tatlitug. Vitet kanë kaluar dhe sigurisht pamja e aktores ka nisur të ndryshojë, ndaj Songyl ka menduar të bëjë disa ndërhyrje për të “rregulluar” pamjen e saj. Ajo ka kryer një ndërhyrje në hundë dhe ka mbushur rrudhat me botoks, por është totalisht e zhgënjyer nga këto ndërhyrje. Aktorja është shprehur për mediat turke se ka kursyer shumë para për operacionin e hundës që s’ia vlejti aspak. Madje, ajo ka treguar se për shkal të botoksit i është transformuar buzëqeshja.

“Pas operacionit në hundë nuk marr dot frymë. Kam kursyer shumë para për këtë operacion, por nuk ishte i suksesshëm pasi u dëmtua kërci. Bëra dhe dy operacione të tjera në hundë më vonë. Nuk mund të marr frymë lirisht. Duke qenë se qesh shumë, kam pasur rrudha rreth syve. Kam bërë botoks, por buzëqeshja më është shkatërruar”- ka rrëfyer ajo.