Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në të gjithë botën kremtojnë sot Festën e Kurban Bajramit. Krahas figurave politike që kanë uruar besimtarët myslimanë në këtë festë të rëndësishme ka qënë edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Përmes një postimi të veçantë në rrjetet sociale, ministrja i uron besimtarëve ditën e Kurban Bajramit dhe veçanërisht për të gjithë të sëmurët që po përballen me virusin vdekjeprurës Covid-19.

“ Lutem për të sëmurët në reanimacion dhe në spital, që po luftojnë me dhimbjen. Lutem për të sëmurët nëpër shtëpi që po përballen me ankthin dhe të panjohurën. Lutem për shpirtin e atyre që jetën e humbën pabesisht”-shkruan Spiropali.

STATUSI I PLOTË

Në këtë ditë Bajrami, lutem për ata që po luftojnë për frymë, intubuar, të lidhur me respiratorë. Lutem për të sëmurët në reanimacion dhe në spital, që po luftojnë me dhimbjen. Lutem për të sëmurët nëpër shtëpi që po përballen me ankthin dhe të panjohurën. Lutem për shpirtin e atyre që jetën e humbën pabesisht. Lutem për familjarët që s’i shohin dot të dashurit e sëmurë. S’u mbajnë dot dorën.S’i ngushëllojnë dot në momentet e vështira, as në momentin e fundit. Lutem për mjekët, infermierët, sanitarët, ekipet mjekësore, që shërbejnë me vetëmohim dhe sakrificë ekstreme. Lutem, ky virus që goditi botën më tragjikisht se një luftë, të zhduket sa më shpejt nga faqja e tokës sonë. Qofshi me shëndet miq, Zoti e bëftë mirë për të gjithë! Amin!