Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka uruar 4 Korrikun, festën e pavarësisë së ShBA-ve. Sipas Kryediplomatit Cakaj, kjo nuk është vetëm data historike e pavarësisë së ShBA-ve, por burim frymëzimi për liri, drejtësi dhe barazi.
“Shqiptarët janë të bekuar e pafundësisht mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të ShBA-ve, në përpjekjet e tyre për zhvillim e demokraci.”- shtoi në reagimin e tij Cakaj. Gjithashtu, Ministri në detyrë Cakaj u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë pika orientuese politike, diplomatike e vlerore e Shqipërisë.