Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare ëshë zgjedhur zëvendës Presidente e Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ka qenë vetë Kadare, e cila në një postim në mediat sociale ka treguar marrjen e pozicionit të ri. Ajo shkruan se ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për të, pasi do i shërbejë vendit në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare.
“Jam krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia. Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare. Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj”, shkruan Kadare.