Megjithëse është vetëm 24 vjeç, këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka arritur “të sundojë” botën dhe të bëhet emri më i komentuar në botën e muzikës. Talenti dhe puna e saj kanë folur vetë, ndaj sukseset e Duas nuk kanë të numëruar.

Madje, këngëtarja vazhdon të na bëjë krenarë çdo ditë e më shumë dhe tashmë ka zënë një fron në muzikë, nga i cili nuk e luan dot askush. Siç ka treguar edhe vetë në një postim në InstaStory, Dua është tashmë artistja e tretë më e dëgjuar në botë dhe artistja e parë femër më e dëgjuar.

Brenda një muaji, këngëtaren shqiptare e kanë dëgjuar më shumë se 56 milionë njerëz dhe suksesi flet vetë! Ajo ka shprehur lumturinë e saj në Instagram, duke shkruar “woweeee” krahas fotos së ripostuar, ndërsa shkrimin e ka shoqëruar me disa zemra të kuqe. Më krenarë s’mund të ishim për të!