Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka folur lidhur me vaksinën e koronavirusit.
Në fjalën e tij, Pipero është shprehur se nëse do të dilte vaksina kundër pandemisë, vetë ai do të ishte ndër të parët që do ta bënte.
“Bota e harroi mjekësinë ndaj dhe ky virus na gjunjëzoi. Por s’duhet të bëhemi fatalist, në rast se ne i përgjigjemi me masa adekuate, kemi mundësitë për të minimizuar dëmin… Ndoshta kam qenë i pari që kam bërë vaksinën e AH1N1, do e bëj ndër të parët vaksinën e koronavirusit, padiskutim do ta bëj. Në rast se jemi para një virusi që është ky për të cilin nuk kemi ende medikament, jam për një vaksinë të këshilluar, jo të detyruar. Do ta bëja të detyruar për një grup të caktuar, mjekët, për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, midis tyre bën gjëmën virusi, për të tjerët do ta këshilloja,”- ka thënë Pipero.