Pas ndërtimit të shkollës së re “Kosova”, Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin dhe për të larguar ndërtimet e tjera që mbinë gjatë këtyre viteve të tranzicionit.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e largimit të çibanëve me qëllim ndërtimin e terreneve sportive të jashtme.

“Bashkia Tiranë është SKUADRA, jo KRYETARI, ndaj nuk do ndalojmë asnjë moment! Më në fund po largohen çibanët pranë shkollës “Kosova”! Mbajmë fjalën që i dhamë me Edi Rama prindërve dhe nxënësve për terrenet sportive të jashtme, po aq cilësore sa shkolla e re”, shkruan Veliaj.