Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të ndjekë hap pas hapi të gjitha projektet e Bashkisë së Tiranës. Veliaj ka postuar disa foto nga punimet në Rrugën e Durrësit aty ku po lidhen tubacionet e shkarkimit me rrjetin fundor të kanalizimit te Zogu i Zi.

“Punë titanike te Rruga e Durrësit. Çdo natë vere po punohet me super ritëm, që kur të vijë vjeshta me shira, tubacioni i shkarkimit të reshjeve të qendrës së Tiranës të jetë lidhur me rrjetin fundor të kanalizimit te Zogu i Zi. Mirënjohje qytetarëve për mirëkuptimin”, shprehet Veliaj.