Javë pasi izolimet filluan të zbuteshin në kontinentin evropian, qeveritë tani po kërkojnë më shumë kujdes dhe kanë filluar madje të marrin edhe masa shtesë pasi infeksionet po fillojnë të rriten në disa zona. Në Francë, ministri i shëndetësisë, Oliver Veran, tha se donte të evitonte një tjetër izolim dhe i kërkoi njerëzve të mos ulin vigjilencën. Ne- tha ai – nuk po kalojmë një valë të dytë të koronavirusit por duhet të respektojmë masat. Autoritetet franceze raportuan 14 vik tima nga virusi të martën, një rritje e ndjeshme kjo krahasuar me një javë më parë. Ndërsa në Rumani, autoritetet planifikojnë ti bëjnë maskat të detyrueshme në ambjentet e shumëfrekuentuara të hapura dhe të mbyllë baret pas orës 23. Numrat edhe atje janë rritur kohët e fundit, me më shumë se 1 mijë çdo ditë të javës së kaluar.
Në Itali, senati votoi për zgjatjen e gjendjes së emergjencës. Kryeministri Giuseppe Conte tha se infektimet po rriteshin edhe në vendet e tjera fqinje, përfshirë Francën, Spanjën dhe në Ballkan, dhe kërkoi për më shumë vigjilencë në mënyrë që të evitohej një rikthim i virusit, i fri kshëm si më parë. Shefi i agjencisë gjermane të shëndetit publik po ashtu ka shprehur shqetësim nga rritja e infeksioneve. Lothar Wieler, shef i institutit Robert Koch, tha se gjermanët janë bërë neglizhentë dhe i kërkoi njerëzve të mbanin maska dhe të respektonin distancimin social dhe rregullat e higjienës.
Gjermania e menaxhoi mirë shpër thimin fillestar por vetëm javën e shkuar ka regjistruar 3611 infektime të reja. Greqia, që po ashtu ia doli mbanë mirë në muajt e parë të pandemisë, tha se do ti bënte maskat të detyrueshme sërish në dyqane dhe shërbimet publike pas një rritjeje të kohëve të fundit të rasteve.